2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Tërnava viziton Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut

Më të lexuarat

Një delegacion i lartë nga Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës i udhëhequr nga myftiu Naim ef. Tërnava, kanë vizituar Bashkësinë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku janë pritur nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të BFI-së së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema hfz. Shaqir ef. Fetai.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema hfz. Shaqir ef. Fetai, u ka uruar mirëseardhje vëllazërore mysafirëve nga Kosova dhe ka shprehur kënaqësinë për prezencën e tyre pas një periudhe të gjatë të mbylljes shkaku i pandemisë.

 

No description available.

“Bashkësia Fetare Islame gjithmonë do të mbetet e hapur për institucionet simotra, nga Kosova, Shqipëria, Lugina, Sanxhaku e tjerë”, ka thënë ai.

Ndërsa myftiu Naim Tërnava ka përgëzuar kryetarin e BFI të Maqedonisë së Veriut për zgjedhjen në postin e ri, duke i dëshiruar shëndet e suksese në të ardhmen.

No description available.

Tërnava ka premtuar se Bashkësia Islame e Kosovës gjithmonë do të jetë e hapur për Bashkësinë Fetare Islame të RMV-së. “Më vjen mirë që u shikoj kështu të bashkuar dhe dhashë Zoti fuqiplotë, kështu t’ju shikojë edhe në të ardhmen”, ka thënë Tërnava.

(Q.R / Epoka e re)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit