20 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Varrezat muslimane, beteja tjetër e palestinezëve: të mbrosh të vdekurit nga Izraeli

Më të lexuarat

Një gjykatë izraelite ka hedhur poshtë një proces gjyqësor që kërkon të ndalojë prishjen e një varreze muslimane në qytetin Jaffa, raportojnë media izraelite.

Gjykata e rrethit në Tel Aviv hodhi poshtë padinë e paraqitur nga Këshilli Islamik i Jaffa-s me një kërkesë për të ndaluar prishjen dhe gërmimet e varrezave Al-Isaaf, në mënyrë që të ndërtojë një strehë për të pastrehët në atë vend, sipas gazetës izraelite Maariv.

Një vendim i tillë gjykate lejon që komuna izraelite të vazhdojë punën në një varrezë muslimane, e cila ndezi trazira dhe protesta të ashpra palestineze në territoret izraelite muajin e kaluar, të cilat zgjatën disa ditë dhe u kthyen në përleshje me policinë izraelite.

Më 17 qershor, një gjykatë izraelite vendosi të pezullojë përkohësisht punën e ndërtimit në varreza derisa bashkia të marrë një leje të re ndërtimi.

Lagje banimi për hebrenjtë

Komuna izraelite shkatërroi këtë varrezë nga periudha otomane dhe gërmoi dhjetëra varre.

Imamin e xhamisë Hassan Bek në Jaffa, Shejh Ahmed Abu Ajw, tha që dosja që ka komuna e Tel Avivit e është përplot shkatërrime, gërmime dhe shitje të varrezave muslimane dhe arabe për kompanitë e investimeve izraelite.

Sipas tij, Komuna shkatërroi varrezat Al-Jammasin për të zgjeruar zonën e banimit për hebrenjtë, me mbështetjen e Administratës Izraelite të Antikiteteve.

Shejhu thotë se administrata e Universitetit të Tel Avivit ka ndërtuar një konvikt studentor në një varrezë të braktisur në fshatin Al-Shaykh Muwannis, dhe hoteli Hilton është ndërtuar mbi varrezat e fshatit Abd al-Nabi.

Ai vuri në dukje se prishjes së varrezave Al-Isaaf iu paraprinë një sulm në Varrezat Al-Qashla, ngjitur me xhaminë Mahmoudiya në Jaffa, e cila është pjesë e varrezave historike Al-Barriya, ku u varrosën myslimanët nga periudha Mamluke deri në periudhën Osmane.

Hotele dhe apartamente sipër varrezave

Varrezat u konfiskuan për ndërtimin e hoteleve dhe njësive të strehimit, ndërsa dhjetëra varre u gërmuan dhe u shkatërruan plotësisht, ndërsa eshtrat e të vdekurve ishin fshehur.

Sipas Shejh Abu Ajwa, Komiteti Popullor për Mbrojtjen e Vendeve të Shenjta në Jaffa, në bashkëpunim me lëvizjet dhe forcat kombëtare dhe islami, shmangën një plan për ndërtimin e banesave në zonën e varrezave Tasso.

Ai thotë se e ashtuquajtura Administrata e Tokës në Izrael ua shiti varrezat 35 vjet më parë investitorëve hebrenj përmes kontratave të falsifikuara, por që Këshilli Islamik dhe qytetarët e Jaffa-s arritën të provojnë falsifikimin e dokumenteve në gjykatë dhe kthimin e varrezave.

“Varreza Al-Isaaf është pjesë e procesit për të hequr çdo gjurmë të muslimanëve dhe të krishterëve palestinezë dhe për të ndryshuar identitetin e vendit,” tha Abu Ajwa. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit