-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Koleksionuesi Ata ka më shumë se 2.000 orë: Për këtë hobi duhen para, kohë dhe durim

Më të lexuarat

Biznesmeni turk nga Ankaraja, Erol Ata nga fëmijëria mbledh orë të vlefshme dhe ka një koleksion të pasur të modeleve të rralla, por nuk e gëzon shumë fakti kur ndryshohet ora dimërore apo ajo verore
 
Orët në forma të ndryshme dhe pajisje tjera të modës janë disa nga shembujt e koleksionit të pasur të orëve të cilat i posedon Erol Ata, një biznesmen i dashuruar në “llogaritësit e kohës”, shkruan Anadolu Agency (AA).
 
Në një intervistë me gazetarin AA, Erol Ata thotë se është biznesmen që merret me punë krejtësisht të ndryshme, por grumbullimi i orëve është një hobi i tij për 25 vite. “Për këtë hobi nevojiten mjete, kohë dhe durim. Unë që nga viti 1990 mbledh orë posaçërisht të dizajnuara dhe të pazakonta. Në fillim, kam mbledhur dhe orë që nuk punojnë, por kohët e fundit këtë nuk e bëjë më. Pak orë ka që nuk i kam në koleksion dhe tani mbledh unaza të pazakonta, gramafonë dhe radio”, tha Ata, duke shtuar se asgjë nga koleksioni i tij nuk është për shitje.
 
– Çdo ditë mbaj të paktën dy orë
 
Ata ka mbi dy mijë orë, por nuk ka ndërmend të ndalet këtu. Miqtë shpesh e quajnë “koleksionist i kohës”, dhe në muret e shtëpisë së tij ka afër 50 orë muri. Duke theksuar se orët paraqesin kënaqësi të veçantë, edhe pse për disa prej tyre iu deshën vite të tëra, Ata tha se më vështir ka arritur tek ato që nuk përmbajnë ar, por ka paguar sikur të kishin qenë të arit.
 
“Për të marrë një orë të dizajnit dhe kualitetit zvicerane më janë dashur tre vite, kam shkuar çdo tre muaj dhe kam kërkuar, por pronari i atëhershëm çdoherë më ka refuzuar. Në fund e lëshoi, por kërkoi shumë, kështu fitova para dhe e bleva”, tha Ata.
 
“Lëvizja e akrepave të orëve nuk është proces i lehtë, veçanërisht kur është fjala për kohën dimërore kur akrepat duhet kthyer prapa. Disa ekspertë të orëve madje nuk lëvizin fare akrepat që të mos dëmtojë mekanizmin. Me lehtësi i lëviz akrepat kur ora shkon përpara. Pikërisht sot regullva orët, sepse kemi kaluar në llogaritjen verore të kohës”, tha Ata.
 
Ata dëshiron që në të ardhmen fëmijët e tij të kujdesen për orët që do ti trashëgojnë.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit