1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Gjermania me rënien ekonomike më të madhe që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore

Më të lexuarat

Në muajin mars, këshilltarët ekonomikë të qeverisë gjermane prisnin që kufizimet e shkaktuara nga pandemia e COVID-19 të zgjatnin vetëm 5 javë. Mirëpo, të martën, ata rishikuan parashikimin e tyre.

Po në këtë muaj, këta këshilltarë parashikuan që rënia e Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin 2020 do të pësoj rënie për 2.8 për qind.

Kjo llogaritje ishte bazuar në supozimin se kufizimet e shkaktuara nga COVID-19 do të zgjasin vetëm pesë javë, por deri më tani shumë kufizime janë ende në fuqi.

Përshtatja me realitetin në terren

Ekspertët gjermanë pranuan se prodhimi i vendit brenda vitit 2020 do të zvogëlohet për 6.5 për qind, duke e futur vendin në recesionin ekonomik më të keq që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Prodhimi industrial tashmë ka rënë në nivelin më të ulët në dy dekada dhe shifrat e eksportit për muajin maj nuk ishin në nivelin e duhur, duke theksuar varësinë e Gjermanisë nga tregjet e tjera evropiane.

Po ashtu, këta ekspertë kanë paraparë që ka të ngjarë se mesatarja vjetore e papunësisë do të jetë 2.72 milionë.

Sipas Institutit Kiel për Ekonominë Botërore (IfW), humbjet për këtë vit dhe vitin e ardhshëm, që lidhen me pandeminë COVID-19 do të janë rreth 390 miliardë euro.

“Ne po shkojmë drejt një recesioni të thellë”, tha këshilltarja ekonomike Veronika Grimm, përcjell Telegrafi.

Rimëkëmbja në formën “V” është e mundur

Ekonomistët paralajmërojnë se një rikuperim i plotë nga goditja aktuale do të marrë një kohë të gjatë, duke marrë parasysh se disa nga tregjet kryesore të eksporteve janë goditur nga pandemia.

Ata vunë në dukje se kompanitë do të mbeten të gatshme të rrezikojnë investimet një kohë të gjatë për sa kohë që eksportet do të binin dhe kapitali i firmave të ishte i ulët.

Në përgjithësi, ata ishin të sigurt se Gjermania mund të ketë një trajektore të rimëkëmbjes ekonomike në muajt e verës dhe të kthehet në një rrugë të rritjes qysh në vitin e ardhshëm. Sipas tyre, rritja ekonomike për vitin 2021 do të jetë 4.5 për qind. /Deutsche Welle/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit