-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Lajm i mirë: Për çdo fëmijë të porsalindur në Komunën e Vushtrrisë do të jetë pakoja me 120 euro

Më të lexuarat

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se komuna që ai drejton do të mbështesë secilin çift vushtrrias me fëmijë të porsalindur.

Tahiri ka njoftuar se për çdo fëmijë të porsalindur do të jetë pakoja me 120 euro.

“I kam propozuar Kuvendit të Komunës që të miratojë propozim politikën e re nga qeverisja komunale përmes së cilës do të mbështetet secili çift vushtrrias me fëmijë të porsalindur, e ku synohet të blihet 1 shtrat ose një pako me mjete të nevojshme për të porsalindurit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se sipas vlerësimeve kanë afër 600 lindje në vit në qytetin e Vushtrrisë, prandaj kjo masë pritet t’i kushtojë buxhetit komunal rreth 72,000€.

“Qëllimi i kësaj mase është që çdo fëmijë i lindur në Vushtrri, pavarësisht kushteve ekonomike të prindërve, të filloj jetën në shtrat të njëjtë”, ka pohuar ai.

https://www.facebook.com/xhafertahiriofficial/photos/a.232174536979767/1296413913889152/?type=3&theater

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit