4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Arrestimi i Ikballe Hudutit bëhet lajm edhe në mediat botërore

Më të lexuarat

Kosova ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare me arrestimin e Ikballe Berisha-Hudutit, gruas e cila kritikoi SHBA-në për vrasjen e komandantit iranian Qassem Soleimani.

Agjencia e lajmeve “Reuters” i ka kushtuar një artikull vendimit të Policisë së Kosovës që e arrestoi atë për nxitje të akteve terroriste në mediat sociale, njofton Klan Kosova.

 

 

“Kosova arreston mbështetësen e Iranit për komentet ndaj Soleimanit pas vdekjes” – është titulli i këtij medium prestigjioz.

Reuters raporton se Huduti ka shkruar në llogarinë e saj private në Facebook kritika ndaj SHBA-së pas vrasjes së Soleimanit të premten dhe më pas i ka fshirë disa dhe ka thënë se fjalët e saj janë keqkuptuar nga mediat. Në postimet tjera ka lavdëruar demokracinë amerikane dhe përkrahjen për Kosovën në vitin 1999.

“Kosova është përkrahëse e madhe e SHBA-së. Kur gjenerali iranian u vra, kryeministri kosovar Ramush Haradinaj ka thënë se “Kosova qëndron e palëkundur në përkrahje të ShBA-ve në të drejtën për vetëmbrojtje”.

Lajmi është shpërndarë edhe në media të tjera amerikane me postimet e presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj për përkrahjen që i kanë dhënë SHBA-së pas sulmit ndaj Soleimanit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit