-2.4 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Zukorliq i gëzohet hapjes së kufirit Miratoc -Llojan, Fatmir Hasani as nuk e merr fjalën në Parlament

Më të lexuarat

Në seancën e X të Parlamentit serb në fund të vitit 2019, sot si pikë e veçantë e rendit të ditës ka qenë propozim-ligji për marrëveshjen e Republikës së Serbisë dhe atë të Republikës së Maqedonisë Veriore për vendosjen e përbashkët të pikës kufitare Miratoc – Llojan.

Në diskutimin e tij deputeti nga Sanxhaku i Partisë së drejtësisë dhe pajtimit dr. Muhamer Zukorliq deklaroi që i gëzohet kësaj nisme, për të cilën disa herë e ka kërkuar dhe ka kërkuar llogari nga qeveritarët serb, lidhur me hapjen e kësaj pike kufitare.

Ai gjithashtu në mënyrë të veçantë ka falënderuar dhe kryetarin e komunës së Preshevës – Shqiprim Arifin, për angazhimin e tij këmbëngulës lidhur me këtë çështje.

Ajo që ra në sy, deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin serb Fatmir Hasani i PVD-së, fare nuk e ka marrë fjalën lidhur me këtë çështje kaq të rëndësishme për shqiptarët e komunave shqiptare të Preshevës dhe Likovës e Kumanovës.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit