22 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Përmbyset një varkë me migrantë në Turqi, 7 të vdekur

Më të lexuarat

Gjithsej shtatë migrantë të parregullt kanë humbur jetën sot kur varka e tyre u fundos në Liqenin Van të Turqisë.

Varka që transportonte 71 migrantë të parregullt u përmbys në Liqenin Van, në krahinën lindore të Bitlisit dhe shtatë prej tyre humbën jetën, ndërsa 64 migrantë u shpëtuan, tha guvernatori në një deklaratë.

Migrantët ishin shtetas të Pakistanit, Afganistanit dhe Bangladeshit, shtohet në deklaratë.

Sipas Ministrisë së Brendshme, në vitin 2018, në Turqi u ndaluan 268,000 migrantë të parregullt./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit