4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Vranë policin malazez, shqiptarët me shenja dhune (VIDEO)

Më të lexuarat

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Mal të Zi, ku shqiptarët vranë një polic.

Gjithçka ka nisur kur dy policë malazezë i kishin ndaluar pa dokumente tre shqiptarët nga Malësia e Madhe, dy djemtë Luan dhe Lulëzim Hasanaj bashkë me nënën e tyre Nure Hasanaj, dhe i kishin marrë në makinë për t’i çuar në komisariat.


Mediet malazeze raportojnë se shqiptarët e ulur në sediljet e pasme të makinës kishin shkëmbyer disa fjalë në shqip me njëri-tjetrin dhe më pas Luani kishte nxjerrë armën, duke qëlluar në kokë policin malazezas, Milutin Lekoviç.

Më pas, ai ka tentuar të qëllojë edhe ndaj policit tjetër që ndodhej në makinë, por për fat të mirë i ka ngecur arma. Menjëherë pas kësaj, ata janë arratisur, duke tentuar të kalojnë në Kroaci, por janë kapur pas një shkëmbimi zjarri me policinë malazeze.

Mediet e huaja kanë publikuar edhe pamjet, që tregojnë momentin e dërgimit të shqiptarëve në Prokurori, të cilët siç shihet, janë të gjakosur pas shkëmbimit të zjarrit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit