3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Bashkë për zvarritje

Më të lexuarat

Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa arritën t’i shtyjnë zgjedhjet presidenciale, kurse tash po mendojnë ta lënë Atifete Jahjagën në Presidencë deri në fund të mandatit. Por, nuk përfundon këtu aleanca mes tyre.
Burime të gazetës “Express” thonë se lideri i PDK-së dhe ai i LDK-së, përmes shpikjes së bllokadës në Komisionin për Ndryshime Zgjedhore, po tentojnë t’i shtyjnë zgjedhjet nacionale në vitin 2014.

Nëse për arritjen e kompromisit për zgjedhjen e Atifete Jahjagës në postin e Presidentes së Republikës është dashur ndërhyrja e Ambasadorit Christopher Dell, tash është interesi për shtyrjen e zgjedhjeve ai që po i çon drejt një marrëveshjeje të re dy liderët kryesorë të vendit, Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën.

Sipas marrëveshjes së arritur mes Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Behgjet Pacollit në prill të vitit 2011, zgjedhjet presidenciale është dashur të mbahen në pranverën e vitit 2012, e zgjedhjet nacionale diku në vjeshtën e vitit 2013.

Por tash, pa Behgjet Pacollin, Thaçi e Mustafa kanë thurur plane të tjera.

Burime të gazetës “Express”, të afërta me dy partitë kryesore në vend, thonë se pritet që Gjykata Kushtetuese ta konsiderojë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut Amendamentin e Dhjetë, ku parashihet fundi i mandatit të Presidentes aktuale.

Si rrjedhojë e kësaj situate, partitë politike nuk do të arrijnë ta nxjerrin Atifete Jahjagën nga Presidenca përmes procesit të ndryshimeve kushtetuese, ashtu siç parashihej të ndodhte në prill të vitit të kaluar.

Në këtë situatë, janë vetëm dy mënyra për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale: e para nëse Atifete Jahjaga vendos vetë ta braktisë Presidencën dhe e dytë nëse partitë bëhen bashkë për ta shkarkuar atë përmes një votimi në Parlament. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit