Ylli i skuadrës së Liverpool dhe kombëtares së Senegalit, Sadio Mane, ka bërë një gjest jashtëzakonisht të madh.
Me milionat e fituara, pas shumë sukseseve me skuadrën, por edhe me kombëtaren, Mane mund të ishte kudo në botë për pushimet e tij të verës, por ka zgjedhur të kthehet në fshatin e tij të lindjes.
Aty, në Bambali, Mane po ‘monitoron’ punimet në shkollën e financuar nga vet ai, që ka kushtuar rreth 243 mijë funte, transmeton lajmi.net.
Më herët, senegalezi ka paguar edhe ndërtimin e një spitali, si dhe ka shpërndarë para për familjet e këtij fshati, duke mos harruar asnjëherë prejardhjen e tij.
Mane asnjëherë nuk ka pranuar të flas për mediet lidhur me këto punë, duke thënë se nuk janë për publicitet dhe nuk dëshiron t’i fus në intervista.