-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Mos i hidhni poshtë pakot me “silica gel” që gjeni tek veshjet. Ja si t’i përdorni ato

Më të lexuarat

I keni parasysh ato pakot e vogla me xhel silikoni që gjeni kur blini një çante ose këpucë? Ato përdoren për të thithur lagështirën, kështu që mos i hidhni poshtë, por koleksionojini për t’i përdorur si më poshtë:
Instruksione
 
 
1. Telefoni
 
Nëse ju bie telefoni në ujë, nuk do të thotë që e keni humbur, por duhet të veproni shpejt. Nxirreni menjëherë nga uji dhe zhyteni tek pakot e silca gel, duke e lënë disa ditë. Mos e karikoni baterinë derisa të jeni të sigurt që është tharë sepse krijon qark të shkurtër dhe ju shkatërrohet telefoni.
 
2. Fotografitë
 
Nëse doni të ruani fotografi të vjetra, gazeta apo ditarin e fëmijërisë vendosni disa pako silica gel midis faqeve. Ato do t’i mbajnë thatë.
 
3. Koleksionet
 
Nëse ju ose ndonjë prej anëtarëve të familjes suaj koleksionon pulla poste, para të vjetra, foto ose pusulla, vendosni disa pako silica gel tek ato. Në këtë mënyrë nuk do të shkatërrohen nga lagështira.
 
4. Dokumente të rëndësishme
 
Kontratat e shtëpisë ose të makinës, certifikatat dhe dokumente të tjera të rëndësishme do të jenë të mbrojtura nga lagështira nëse u vendosni pranë disa pako silicon gel.
 
5. Gjërat në kuti
 
Gjërat që nuk i përdorni shpesh ju mund t’i vendosni në kuti kartoni ose kuti plastike dhe t’i mbani në papafingo. Për t’i mbrojtur nga lagështia hidhni atje disa pako të tilla.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit