Vizita e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi në Gjermani nuk ka shkuar edhe krejt “huq”. Shteti gjerman është zotuar se do t’ia jap Kosovës 1 milionë euro për riatdhesimin e emigrantëve ilegalë.
Këtë premtim ia ka bërë ministrit të jashtëm kosovar, homologu i tij gjerman, Steinmeier.
Kështu kanë thënë burime të afërta me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Ndërkohë, shefi i diplomacisë kosovare edhe përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se ka pasur një takim me ministrin e Jashtëm gjerman.
“Sot pata takime të larta në Berlin, përfshi edhe takimin bilateral me homologun tim Steinmeier. Biseduam per rritjen e investimeve gjermane dhe mundësinë e punësimit sezonal, ndaljen e migrimit të paligjshëm, përkrahjen gjermane për integrimet euro-atantike si dhe lobim të përbashkët për njohjen nga pesëshja e BE-së. HTH”, kishte shkruar Thaçi në Facebook gjatë ditës së djeshme.kohaislame