Ukraina ka bërë të ditur se tre ushtarë të saj janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur në lindje të vendit.
Një zëdhënës i ushtrisë ka thënë se rebelët kanë bombarduar pozicionet e ushtrisë 22 herë.
Por, separatistët kanë akuzuar trupat e Ukrainës për hedhjen e mortajave në qarqet e Donjeckut.
Dhuna vjen me gjithë marrëveshjen për armëpushim, e cila ka hyrë në fuqi qysh më 15 shkurt.
Të hënën, Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se mbi 6,000 njerëz kanë humbur jetën prejse ka shpërthyer konflikti në lindje të Ukrainës në muajin prill të vitit të kaluar.kohaislame