-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Daçiq: Serbia “nuk ulet në dy karrige”

Më të lexuarat

Ministri i punëve të jashtmë Ivica Daçiq ka thënë se Serbia nuk “ulet në dy karrige” kur vjen puna mes Rusisë dhe Unionit Evropian.

“Beogradi ka qëndrimet e veta të koordinuara”, deklaroi ai në raportimin e tij mujor, transmeton Indeksonline.

Daçiq në mënyre diplomatike tha se Serbia ka pasur dhe do të vazhdojë të ketë raporte të mira me Rusinë, detyrë e cila është një ndër prioritetet e Ministrisë që drejton ai.
Ai tha se anëtarësimi në BE është qëllim strategjik i shtetit serb mbi interesat e përgjithshme të Serbisë, transmeton Indekonline.

Deklaratat e Daçiqit vijnë pas debateve të shumta për anëtarësimin e Serbisë në BE të cilat sipas opinionit po e largojnë Serbinë nga Rusia dhe po e përafrojnë me BE-në. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit