-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Deputetët e LDK-së: Gjykata Speciale të hetojë të gjitha vrasjet e pasluftës

Më të lexuarat

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës deputetët diskutuan edhe për formimin e Gjykatës Speciale.
Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani ka thënë se me themelimin e Gjykatës Speciale të hetohen të gjitha rastet e vrasjeve të pasluftës, e jo ashtu siç është thënë nëpër medie që do të trajtohen vetëm disa prej tyre.
Osmani: Gjykata Speciale të merret me të gjitha rastet
“Kërkoj nga kuvendi të insistojë që Gjykata Speciale të mos bëj drejtësi selektive, pra të mos merret vetëm me një pjesë të raportit të Wiliamisonit, por të merren në tërësi me raportin, sepse aty ka fakte të mjaftueshme”, ka thënë Osmani.
Osmani ka folur për injorimin që sipas saj po i bëhet Kuvendit të Kosovës, si organi më i lartë ligjvënës në vend, në mos përfshirjen e tij në negociatat që po bëhen me Brukselin lidhur me krijimin e Gjykatës Speciale.

Osmani: Kuvendi po injorohet
“Është formuar një grup teknik që përfshinë tri institucione, Presidencën, qeverinë dhe përfaqësues të gjykatave. Shqetësimi im për injorimin që po i bëhet Kuvendit në negociatat që po bëhet për Gjykatë Speciale. Kuvendi po injorohet nuk po informohet rreth detajeve. Nuk është e drejtë që deputetët e Kuvendit të Kosovës të mos kenë dijeni për detajet e negociatave”, ka thënë Osmani.
Për vërejtjet e deputetes Osmani është përgjigjur kryeministri Isa Mustafa i cili tha se është duke u punuar në tekstin për krijimin e Gjykatës Speciale, duke thënë se edhe këtë dokument do ta sjellin paraprakisht në Kuvend, ndonëse këtë e vuri në pikëpyetje duke thënë se ndoshta do t’i sjellin.
Mustafa: Po punohet në ndryshimin e tekstit të Kushtetutës.

“ Tani për tani po punohet në tekstin e ndryshimit të tekstit të Kushtetutës, në tekstin e ligjit mbi Gjykatën Speciale. Të gjitha këto dokumente ndoshta do t’i diskutojmë paraprakisht”, ka thënë Mustafa.
Ndërsa edhe deputeti nga LDK-ja Adem Salihaj foli për krijimin e Gjykatës Speciale dhe për atentatin që ai kishte pësuar, duke aluduar në atë se SHIK-u kishte tentuar ta vrasë.
Salihaj: Nazim Bllaca ka dashur të më vrasë
“Nuk po e them unë këtë, por e ka thënë gjykata dhe e kanë thënë edhe raportet e NATO-s. Nazim Bllaca ka dashur të më vrasë mua së bashku me një grup të organizuar që dihet se cilit grup i përket”, ka thënë Salihaj.
Ndërsa ai ka folur edhe për krijimin e Gjykatës Speciale duke thënë se krijimi i kësaj gjykate po bëhet pikërisht për faktin se gjykatat vendore nuk kanë guximin që t’i trajtojnë këto lëndë.
Salihaj: Gjykatat e Kosovës nuk guxojnë të merren me krimet e rënda
“ Pse formohet një gjykatë speciale për krimet në Kosovë? Sepse nuk ka gjykata të Kosovës që guxojnë të merren me këto krime. Unë kam dokumentacion komplet të gjykatës, dhe janë çështje që dihen publikisht”, ka thënë Salihaj..kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit