2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Profesoresha nga Shkupi i përgjigjet Arbana Xharrës: Jo vetëm në iftar, por edhe në syfyr myslimanët rrinë bashkë!

Më të lexuarat

Profesoresha në Universitetin e Tetovës, Gjyla Çeliku i është përgjigjur gazetares Arbana Xharra, e cila ka kritikuar traditën e shtrimit të iftareve të përbashkëta.

“Jo vetëm iftare, por deri në syfyre besimtarët myslimanë rrinë bashkë në Ramazan. Me myslimanët u solidarizua kryeministresha e Zelandës së Re e cila me ditë të tëra u mbulua me shami si shenjë respekti, solidariteti dhe njerzillëku. Me myslimanët u solidarizua një deputete austrike e cila vëndoi shaminë në parlament dhe akuzoi rëndë paragjykuesit.

Me myslimanët shqiptarë nuk solidarizohesh ti si shqiptare që në muajin e shenjtë i paragjykon ashtu si e ke zakon dhe kur harrohesh nga populli vetëm me paragjykime mundohesh të vish në qendër të vëmendjes.

Nëse të pengon feja jonë, pse asnjëherë nuk kujtohesh që jemi një komb dhe na përkrahin ato që s’i përkasin kombit tonë, por ti asnjëherë. Mos vallë ty të pengon shqiptaria dhe nëpërmjet fesë të krijosh përçarje?!”, shkruan profesoresha Çeliku në reagimin e saj ndaj Arbana Xharrës.

Në vijim lajm ju sjell reagimin e plotë të profesoreshës Çeliku:

Jo vetëm iftare, por deri në syfyre besimtarët myslimanë rrinë bashkë në Ramazan. Me myslimanët u solidarizua kryeministresha e Zelandës së Re e cila me ditë të tëra u mbulua me shami si shenjë respekti, solidariteti dhe njerzillëku. Me myslimanët u solidarizua një deputete austrike e cila vëndoi shaminë në parlament dhe akuzoi rëndë paragjykuesit.

Me myslimanët shqiptarë nuk solidarizohesh ti si shqiptare që në muajin e shenjtë i paragjykon ashtu si e ke zakon dhe kur harrohesh nga populli vetëm me paragjykime mundohesh të vish në qendër të vëmendjes.

Nëse të pengon feja jonë, pse asnjëherë nuk kujtohesh që jemi një komb dhe na përkrahin ato që s’i përkasin kombit tonë, por ti asnjëherë. Mos vallë ty të pengon shqiptaria dhe nëpërmjet fesë të krijosh përçarje?!

Nëse vërtetë ishe një besimtare ti do ishe e orientuar bindshëm dhe nuk do shqetësoje besimtarët. Iftarë organizuan në Angli edhe predikuesit katolik, e postova përpara disa ditësh sepse zemra mu bë mal, kurse ty të pengon. Njeriut të palumtur i pengon edhe hija e tij, ndaj unë nuk çuditem nga ti.

Përveç iftareve madhështorë ne edhe mbrëmjet pas iftareve i kemi kaluar të mbledhur me familje e shoqëri, respekte dhe dashni, këngë dhe poezi, nëse nuk beson kam shumë sekuenca nga mbrëmjet tona në grupin tonë të femrave shqiptare kudo që janë dhe mund t’i shikosh.

Iftaret janë treyza të mbushura plot dashuri për krijuesin dhe njëri tjetrin! Iftaret simbolizojnë bashkim dhe respekt! Iftaret simbolizojnë ushqim të merituar.

Në mbrëmjen e iftarit tim, pas postimit tënd, postova disa fotografi të iftarit tim me mikesha dhe mbrëmjen pas iftari(nuk e postova rastësisht por të të tregoj ty që jam duke pritur iftarin), tash për syfyr postoj shkrimin tim ndaj paragjykimit tënd pa të drejtë!

Mos qofsh Arbanë Xharre shqiptare, sepse i shan myslimanët shqiptarë për famë dhe pa marre!

Tradita shqiptare nuk njeh injorante si ti që nxit urrejtje nëpërmjet fesë në komb. Di të ofendoj dhe shajë më shumë, por jam myslimane dhe feja ime nuk më lejon të lëndoj tjetrin edhe kur ai/ajo e ka gabim, por të dëshmoj me fakte dhe arsyetim!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit