Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Prishtinës me 42 vota për, 5 kundër, 1 abstenim, kanë miratuar buxhetin për vitin 2015 dhe kornizën afatmesme buxhetore 2015-17, në vlerë prej 62 milionë eurosh, transmeton gazetarja e gazetës “Kosova Sot”.
Pas miratimit të buxhetit, edhe përfundimisht shmanget mbajtja e zgjedhjeve për Kuvend Komunal.
Nënkryetari i Komunës, Dardan Sejdiu tha se ky buxhet nuk mundet t’i plotëson të gjitha nevojat e qytetarëve, pasi Prishtina numëron mbi 300 mijë banorë.
Shefi i Grupit të asambleistëve të LDK-së Sami Hamiti ka thënë e përkrahin plotësisht këtë buxhet për shkak se është të mirë të qytetarëve.
Por, asambleisiti i “Vetëvendosjes” Ylli Hoxha tha se opozita e përkrah për shkak të frikës që të mos shkohet në zgjedhje për Kuvendin Komunal./Kosova Sot