-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Paralajmërohet rritja e çmimit të derivateve

Më të lexuarat

Mungesa e rafinerisë së naftës dhe rregullatorit, po shkakton telashe te çmimet e derivateve.
 
Çmimi i naftës dhe benzinës është ngritur përreth 6 centë.
 
Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, tha se lëvizja e çmimeve në Bursë ndikon në ngritjen e çmimit të derivateve.
 
“Para një javë dite çmimi ka qenë rreth 47 dollarë në ton tash është rreth 60 dollarë në ton dhe që ndikon automatikisht në berza edhe rritja e çmimit në Kosovë”, tha Berjani.
 
Berjani paralajmëron se deri në stinën e verës, derivatet do të arrijnë çmimet deri në 1.20 centë për litër.
 
“Neve na e imponon berza dhe çmimi i naftës në tregjet botërore”, theksoi ai.
 
Këtë ngritje të çmimit të derivateve e kanë vërejtur edhe qytetarët.
 
Sfiduese në këtë biznes të naftës mbetet rregullatori i çmimeve, për të cilën gjë Berjani shpeshherë ka ngritur zërin.
 
Shqetësim tjetër mbetet edhe cilësia e naftës, pasi sipas Berjanit, po të ishte funksional rregullatori, sigurisht që parametrat e naftës do të mateshin dhe do të ndryshonte cilësinë.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit