Futbolli përjetohet shumë nga ata që e praktikojnë në moshë të vogël. Eshtë pasion i pastër, i pandikuar nga asgjë tjetër, si paraja e të tjera interesa.
Mohamed Salah është kthyer në lojtarin më të pëlqyer të tifozerisë së Liverpool-it, me këta të fundit që kanë shkuar deri aty sa i kanë thurur vargje sulmuesit egjiptian. Kjo këngë vie si kundërpërgjigje për ofendimet raciste që u bënë në drejtim të Salah, gjatë ndeshjes Slavia Praga me Chelsea në kuadër të Europa League, ndeshje në të cilën tifozët e Chelsea ofenduan ish yllin e skuadrës së tyre. Tifozët i janë referuar futbollistit mysliman të Liverpoolit si “bombardues”, duke asocuar kështu në sulmuesit vetëvrasës në organizata ekstremiste.
Në këngën e kënduar nga tifozët e “The Reds” thuhet:“Nëse ai është i mirë për ty, është i mirë edhe për mua. Nëse i jep edhe disa gola, do të bëhem edhe unë mysliman. Nëse ai është i mirë për ty, është i mirë edhe për mua. Nëse ai rri në xhami, aty dua të jem dhe unë”.
https://twitter.com/FootballVines/status/1117006537749422080
25-vjeçari nuk i ka ndalur golat prej se ka ardhur në klub, ndërsa tifozët anglezë thonë se do të bëhen mysliman nëse ai vazhdon me gola.
Liverpooli po thuajse është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores ndaj Portos me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë të çerekfinaleve. Ndryshe, të dielën (nesër) “The Reds” do të zhvillojnë një ndeshje të tejet të rëndësishme në kampionat kundër Chelsea në “Anfield” dhe në rast të fitores do të jenë shumë afër shpalljes kampion pas 30 vite pa fituar titullin. /Insporti