Shiu ishte i rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të kulturave të tyre dhe i gjithë komuniteti po i ndjente pasojat.
Pasiqë problemi po bëhej gjithnjë e më i mprehtë, imami vendas e thirri një tubim dhe e organizoi lutjen për shi.
Shumë njerëz u mblodhën në një fushë.
Imami i përshëndeti kur erdhi. Derisa ai po ecte mes tyre, e vuri re një vajzë të vogël e cila po mbante në dorë një ombrellë të madhe.
”Përse e ke marrë ombrellën, kur dita është me diell dhe nuk ka asnjë re në qiell?”, e pyeti imami vajzën e vogël.
”Si për përse? Sepse pas lutjes do të fillojë të bjerë shi”, u përgjigj vajza e hutuar.
”Po ku është ombrella juaj?”, e pyeti vajza e vogël imamin.
Mesazhi i këtij tregimi është i qartë.
Të gjithë kishin ardhur për tu lutur për shi, por vetëm vajza e vogël kishte ardhur duke besuar që i Lartëmadhërishmi do t’ua pranonte lutjen.
Pershtati: MIftar Ajdini