Sekuestrohen 30 kilogramë heroinë dhe në pranga është vënë një shqiptar. Duke folur para hetuesve ai ka thënë se kishte menduar se ishte miell.
Aksioni i policisë italane është bërë në Padova dhe mësohet se ka qenë një zbulim rastësor.
Policia kishte marrë informacione në lidhje me dy çanta që ndodheshin në një depozitë.
Ata nuk kanë vepruar menjëherë, por kanë vendosur që të presin personin që do ti merrte.
Pritja ka zgjatur më shumë se 10 orë por në fund ka rezultuar e suksesshme.
Rreth orës 15:30 minuta të ditës së djeshme tek depozita kishte shkuar një shqiptar, 56-vjeçar i papunë.
Ai ka marrë çantat dhe ka tentuar që të largohet. Në këtë moment ka ndërhyrë policia që e ka vënë në pranga./mapo