-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Dinari islam

Më të lexuarat

Dinari islam prej kohësh është monedha e Darul-Islam (shtetit islam). Pas rënies se Perandorisë Osmane monedha islame u harrua. Profesori spanjoll Umar Ibrahim Vadillo, themelues i të ashtuquajturve Murabitet, kishte idenë e “rivënies”. I propaguar për mjet pagës, dinari do të duhet të përdorej si kundërmonedhë ndaj dollarit amerikan dhe të përdorej në umma (umet – popujt mysliman).

Vadillo u mbështet nga qeveria e Malajzisë dhe Dubai Islamic Bank. Monedha e parë u shtyp në vitin 1993 dhe u sjell në qarkullim në shuma te vogla. Që nga viti 2001 ndërmarrja dubajase Islamic Mint shtyp këto monedha dhe i shet në mbarë botën. Në Gjermaninë lindore mendohet të jenë shitur një numër i madh i tyre.

Malajzia disa herë ka provuar që t’i bindë shtetet tjera për monedhën ; nga qershori i vitit 2005 kjo përpjekje është diskutuar edhe në takimet e Organizatës së Konferencës Islamike. Por ende nuk ka ndonjë rezonancë.

Vlera

Një dinar Islam i përgjigjet 4,25 grami të 22 karat ari. Njësia më e vogël e monedhës është Dirhami. Përbëhet nga 3,0 gram argjend i pastër. Të dy monedhat tregojnë Qaben në njërën anë dhe shehadetin në anën tjetër.

 

Historia

Dirhami dhe Dinari janë përdorur si valuta zyrtare islame në fillim të Kalifatit të Dytë (634-644 C.E.). Dinari është pesha e arit e barabartë me 4,3 gramë ndërsa Dirhami është pesha e argjendit e barabartë me 3,0 gramë. Këto marrëveshje u vendosën nga kalifi i dyte mysliman Umar Ibn al-Khattab (ra) si “7 dinarë duhet të jenë të barabarta me 10 dirhame”. Kjo masë dhe përdorimi i monadhave prej ari dhe atyre prej argjendi qëndruan valuta zyrtare të shteteve myslimane përgjatë shekujve deri në rënien e kalifatit Islam pas Luftës së Pare Botërore. Ibn Khaldun ka thënë në librin e tij “Mukaddimah” se pesha e dinarit prej ari është sa 72 kokrra elbi.

Monedhat e para myslimane janë shtypur gjatë kalifatit të Uthmanit (ra), 644-656 C.E., dhe ishin të ngjashme në paraqitje me dihamin prej argjendi. Monedhat myslimane përfshinin shkrimin e fjalës “Në emër të Allahut” (në arabisht) në anët e kësaj monedhe. Myslimanët e mbajtën këtë traditë të të shkruarit të kësaj fjalie në monedhat e tyre edhe shumë shekuj më vonë dhe vazhdojnë edhe sot e kësaj dite këtë praktikë.

Shtypja e parë e dirhamit u bë në vitin 695 (75 A.H.) gjatë pushtetit të kalifit Abdul Melik. Ato ndoqën standardin e vënë nga Umar Ibn al-Khattabi (ra). Këto monedha mbanin edhe frazën “Allahu është i pashok, Allahu është i përjetshëm”. Duke filluar me këto monedha përdorimi i figurave njerëzore dhe atyre të kafshëve u ndërpre. Dinari dhe dirhami kishin formë të rrumbullakët. Në njërën anë të monedhës ishte shtypur fjala “Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut” dhe “Falënderimi i takon vetëm Allahut”, ndërsa nga ana tjetër ishin shkruar emri i kalifit dhe data e shtypjes së monedhës. Shtypjet e monedhave të mëvonshme myslimane paraqesin shehadetin, një ajet prej Kur’anit dhe Madheshtinë e Allahut. Cilësia e shkrimit dhe stampimit varionin me kalimi e kohës, vendit dhe teknologjisë që përdorej për stampimin e këtyre monedhave. Monedhat Andaluziane të shekullit të VIII njihen si monedhat e dizajnuara më mirë nga myslimanet.

Valuta në letër hyri në tokat myslimane gjatë kohës koloniale dha vazhdoi në kohët e pas-kolonizimit. Lekët prej letre janë një mjet pagimi prej shtetit ndërsa monedhat prej ari dhe argjendi shërbyen si komoditet duke pasur vlerën dhe peshën e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit