-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Tri vjet pas tragjedisë në Restelicë

Më të lexuarat

Janë bërë tri vjet që kur një ortek i borës u bë famëkeq për një fshatë të tërë të Dragashit. Shkurti i vitit 2012 ishte i kobshëm për banorët e fshatit Restelicë, ku në mëngjesin e kësaj dite, orteku i borës i cili kishte një lartësi mbi 15 metra pothuajse shkatërroi një lagje të tërë.

Përpos që u rrënuan 25 shtëpi, pesë prej të cilave rrafsh me tokë, bora mori edhe jetët e 10 banorëve të familjes Reka, të cilët ishin duke fjetur.

 

Nga kjo fatkeqësi natyrore ka mundur të mbijetojë vetëm vogëlushja Amsera, 7 vjeçare, e gjetur nën rrënojat e shtëpisë nga ekipet e shpëtimit.

 

Ky fshat malor, i cili gjendet mbi 30 kilometra në periferi të komunës së Dragashit, në trekëndëshin Kosovë-Shqipëri-Maqedoni, ka një lartësi mbidetare më shumë se 1500 metra./telegrafi

 

Pozita jo e përshtatshme gjeografike ka bërë që fshati të pësojë shumë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit