12.3 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Ministri i Shëndetësisë me ordinance ilegale

Më të lexuarat

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Imet Rrahmani ka të regjistruar një biznes me emrin “Medica”, me numër 70293437, e që ofron veprimtari shëndetësore, ndonëse ai nuk e ka licencuar asnjëherë ordinancën në Ministrinë e Shëndetësisë.

Gazeta ‘Zëri’ ka hulumtuar për një javë rresht veprimtarinë e subjektit shëndetësor “Medica”. Të gjeturat fillestare në Agjencinë për regjistrimin e bizneseve të Kosovës flasin se ky biznes është pronë e ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani. Aktivitetet e këtij biznesi janë gjithëpërfshirëse në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe aty del se ofrohen përveç shërbimeve parësore shëndetësore edhe ato të nivelit dytësor mjekësor, për çka nevojitet specializim në fusha të caktuara. /Zëri/ 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit