-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Hije skandali/ Kush i fshiu pamjet e arratisjes së Gruveskit nga Shqipëria

Më të lexuarat

Shteti shqiëtar nuk i ka dorëzuar Maqedonisë, regjistrimet e kamerave të sigurisë në pikat kufitare lidhur me arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Prokurori Publik në Maqedoni Jubomir Jovevski mundohet të justifikojë autoritet shqiptare duke thëne se regjistrimet nuk janë fshirë qëllimisht, por sistemi shqiptar i mbikqyrjes i ka hequr në mënyrë automatike regjistrimet e vjetra.

“Nuk janë fshirë qëllimisht nga shërbimet kufitare shqiptare. Ka disa momente në shpjegimin e tyre. Një gjë është se të dhënat janë të shumta në kamerat e sigurisë dhe se sistemi nuk mund t’i ruajë për një kohë të gjatë. Nuk i kanë fshirë, por ato pajisje punojnë në mënyrë automatike”, ka deklaruar Jolevski.

Ende nuk ka një reagim nga Tirana zyrtare. Ndërsa ka shume enigma se nga ka hyrë dhe si ka hyrë dhe dalë nga Shqipëria Ish kryeministri nën akuzë Nikolla Gruevski i cili ka mbërritur në Hungari ku ka kërkur azil.

Ai u largua nga Maqedonia me 9 Nëntor ndërsa skandali i ikjes së tij u zblua pak ditë me vonë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit