3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Aktori i njohur: Rrogën e kam sa katërfishi i Ramës, por ma shpifët me…

Më të lexuarat

Aktori shqiptar Marko Caka, që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar se ka vendosur që të bojkotojë Instagramin, pasi ia shpifin postimet e luksit të tepruar të shqiptarëve.

Caka shprehet se e ka rrogën sa katërfishi i kryeministrit, por nuk gjen kohë të bredhë pas darkave festive siç bëjnë shumica e shqiptarëve në Instagram.

Aktori kritikon ata përdorues gjoja VIP të Instagramit, që jetojnë në skamje por reklamojnë luksin në rrjetin social.

“Unë dua ta festoj kështu…

Kam vendosur ta bojkotoj instagramin duke zvogëluar postimet e shpeshta sepse më është shpifur ai luksi i tepruar i Instagramistave shqiptare (gjoja VIP) ku përreth tyre jeton vetëm skamja. Mbrëmë ishte darka e ime e parë pas kaq kohe i ftuar tek një mik i imi në New Jersey sepse sado që pagën e kam sa katërfishin e kryeministrit shqiptar, ju betohem se nuk gjej kohe të shplodhem, jo më të bredh pas darkave festive duke bërë dhurata të pafund si Instagramistët shqiptarë.

Ma keni shpifur që nuk i hidhni sytë sadopak tek njerëzit përreth jush të mbledhur pranë sofrës të pangrënë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit