3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Si nxisin mediat urrejtje ndaj Islamit në trevat shqiptare? Ruhuni prej kësaj…

Më të lexuarat

Është e çuditshme se si ka mundësi në një vend me përqindje të lartë të muslimanëve, individ të ndryshëm të nxjerrin vrer nëpër komente me fyerje e sharje nga më të ndryshmet për muslimanët dhe Islamin! Kjo nuk ka si kuptohet vetëm se në tre forma:
1. Urrejtja që mund të ketë dikush që është nga fetë të tjera, që ka mungesë të theksuar të njohurive mbi tolerancën fetare dhe respektin për besimin e tjetrit.
2. Profile të rrejshme të cilët komentojnë në mënyrë të organizuar nga një PADRON që ka një urrejtje patologjike ndaj Islamit dhe muslimanëve.
3. Musliman që kanë rënë pre e propagandës të madhe që ka për qëllime që në këto troje të ketë urrejtje ndaj fesë dhe fetarëve, e po ashtu të ketë përçarje në mes besimeve fetare edhe pse shqiptarët shquhen për tolerancë fetare.

Kur kemi parasysh këto pika bëhet më e qartë panorama, se pse ndodhin gjithë këto të shara në rrjete të ndryshme sociale. Por a i fryen dikush kësaj me qëllim? Po gjithsesi. Dikush e bënë me agjendë të caktuar e dikush e bënë për të përfituar klikime apo rritje të komenteve ndaj faqes së tij që përkthehet në vlerë monetare. Edhe i pari edhe i dyti, ujin e tyre e qojnë tek shtimi i urrejtjes ndërmjet shqiptarëve në përgjithësi dhe ndaj muslimanëve në veçanti.


Por kjo gjë herët apo vonë do të ketë efektin negativ në këtë shoqëri, do të prodhojë një urrejtje të madhe në mes shqiptarëve dhe një hutim të madh shoqëror. Ata që e nxisin këtë gjë, duan ti sjellin trojet shqiptare në pikën 0 për të shembur të gjitha vlerat që ka funksionuar deri më tani shoqëria shqiptare. Ata në të ardhmen me dhënien e këtij opiumi ndaj masës së thjeshtë e cila është e painformuar mbi edukimin medial, që ajo mos të bie pre e propagandës, do të bëjnë çmos në mënyrë që të jenë në gjendje të fusin terror dhe frikë në mendjet e njerëzve.
Lufta kibernetike dhe vizive vetëm se ka filluar me kohë në këto troje dhe ajo po bëhet pa mëshirë, në sy të gjithë institucioneve relevante, që kanë vendosur të rrinë të heshtur para këtij rreziku. Rreziku i Islamofobisë dhe Anti-Islamizimit është problemi më i madh që po përballen shtetet perëndimore dhe një nga faktorët që ka ndikuar në krijimin e kësaj klime janë mediat.
Me vite edhe mediat shqiptare e bëjnë këtë gjë, disa me të vetëdije të plotë dhe agjendë, ndërsa disa të tjerë ndjekin trendin.

Ajo që lutemi që Zoti të i ruaj shqiptarët, mos të bien pre e propagandës dhe agjendës destabilzuese nga njerëz dashakëqij. Historia ka dëshmuar se si popuj të mëdhenj e kanë paguar shtrenjtë faturën e propagandës dhe agjendave anti kombëtare dhe anti fetare. Shpresojmë që asnjëherë shqiptarët e shkretë mos të vuajnë këto pasoja, i mjaftojnë asaj këto kriza të rënda politike, ekonomike dhe mospranimit ndërkombëtar. Institucionet përgjegjëse le të jenë vigjilente ndaj këtyre mediave që mision të tyre kanë për çdo ditë të bëjnë destabilzim shoqëror dhe që fusin urrejtje kombëtare e fetare./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit