9.1 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Për të ia marrë lakmi: Keanu Reeves për shumë vite në mënyrë sekrete ka financuar një spital të fëmijëve

Më të lexuarat

Është i njohur në mesin ndjekësve të filmave të Hollywoodit. Keanu Reeves, 54 vjeçar ka qenë aktori kryesor në filmat “The Matrix”, “Speed” dhe “John Wick”.

Ai ka pasur një jetë shumë të trazuar, por kjo nuk e ka ndalur që ai të ndihmojë njerëzit sa më shumë që ka mundësi. Ai që në moshën 3 vjeçare ishte braktisur nga babi i cili ishte larguar nga familja. Kishte kaluar të gjithë adoleshencën duke kaluar mbi 14 shkolla, edhe pse vuante nga sëmundj e dysleksia.

Ai kishte mbaruar më në fund shkollimin, por kishte humbur në moshën 23 vjeçare shokun e tij më të ngushtë si shkak i overdozës, fëmijën e parë si shkak i abortit dhe gruan e tij si shkak i një aksidenti. Kur mendoi se përfunduan të gjitha, motra e tij u diagnostifikua me lekumi.

Fatmirësisht, motra e tij ishte shëruar dhe Keanu vendosi ti kushtojë jetën e tij për të ndihmuar të tjerët. Interneti është mahnitur me historitë e tij të bamirësisë.

Edhe kolegët e tij e vlerësojnë për modestinë e tij dhe bamirësinë e tij ndaj të gjithëve. Një nga historitë e tij që Keanu e ka mbajtur të fshehur nga publiku ka qenë financimi i spitalit të fëmijëve.

Sipas Snopes, në vitin 2009 është bërë publike se për 6 vite ai ka bërë një fondacion privat për të ndihmuar spitalet e fëmijëve dhe kërkimet për kancerin. Ai nuk ka dashur që emërohet në bazë të emrit të tij, ai e ka lënë të gjithë në duar të fondacionit që të bëjë çfarë të duan. Reeves ka thënë se paraja nuk është asnjëherë e barabartë me lumturinë./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit