Udhëheqësia e qytetit të Ankarasë nga mesi i tetorit mori vendim që një rrugë në këtë qytet të marrë emrin Malcolm X
Një rrugë në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, ka marrë emrin e luftëtarit për të drejtat e njerëzve me ngjyrë në Amerikë, Malcolm X, raporton Anadolu Agency (AA).
Udhëheqësia e qytetit të Ankarasë nga mesi i tetorit mori vendim që një rrugë në këtë qytet të marrë emrin Malcolm X. Mëngjesin e sotëm shërbimet kompetente kanë vendosur tabelën me mbishkrimin “Rruga Malcolm X”.
Në këtë mënyrë rruga e cila më herët mbante emrin “1478”, në lagjen Cukurambar, në Cankaya, është riemëruar në “Malcolm X”, ndërsa bëhet fjalë për rrugën në të cilën ndodhet ambasada amerikane.
Këtë iniciativë e mori presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Malcolm X, i cili do të mbahet mend si lider në mesin e muslimanëve në SHBA në shekullin e 20, ishte luftëtar kundër racizmit dhe një nga afro-amerikanët më me ndikim.
Malcolm X në vitin 1965 është vrarë teksa mbante fjalim në New York në të cilën kritikoi Elijaha Muhammad. Malcolm-in e vranë tre persona për të cilët u konstatua se janë anëtarë të Kombit të Islamit. Që të tre u arrestuan dhe dënuan.