-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Prishtinë: Protestuesit kërkojnë heqjen e barikadave

Më të lexuarat

Protesta filloi diku rreth orës 12:30, ndërsa policia kishte vendos barikadat siç lajmëruam edhe më herët, këshilli organizativ ka kërkuar largimin e barikadave deri tek grilat e ndërtesës së Qeverisë në afat prej 15 minutave.

Të pranishmëve iu drejtua nëna e Dëshmorit të Kombit Ilir Berisha nga Gjakova, kryetarje e grupit parlamentar të Nismës Valdete Bajrami dhe kryetarja e grupit parlamentar të AAK-së Donika Kada Bujupi.

Në momentin kur protestuestëve filloi ti drejtohet Visar Ymeri, kryetar i grupit parlamentar të Vetvendosjes, ka ardhur deri tek shtyrja në mes të protestuesëve dhe policisë, protestuesit filluan ti largojnë barrikadat, ndërsa policia u kundërpërgjigj duke hedhur gaz lotësjellës për ta shpërnadrë masën e cila filloi të gjuante me mjete të forta në drejtim të policisë.

Deri më tani nuk dihet nëse ka të lëndur nga ndërhyrja policore.

Në momentet e raportimit një pjesë e masës është shpërndarë, ndërsa pjesa më e madhe vazhdon të qëndron përball forcave policore, apo më sakt tek barikadat e policisë në sheshin Skenderbeu. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit