-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

U ulet dënimi të dënuarve në rastin “Izraeli”

Më të lexuarat

Të gjithë të dënuarve në rastin e njohur si “Izraeli” u janë ulur dënimet për nga një vit nga Gjykata e Apelit në Prishtinë. Në maj të këtij viti ata u shpallën fajtorë nga Gjykata Themelore e Prishtinës, pasi në vitin 2016 kanë planifikuar të sulmojnë përfaqësuesen në futboll të Izraelit, në Shqipëri.

Visar Ibishi u dënua me 10 vjet burgim, Lulzim Gashi me 6 vjet, Burim Istrefi me 3 vjet, Leotrim Vojvoda dhe Flamur Gashi me nga 5 vjet, Kenan Plakaj dhe Arton Ahmeti me nga 1 vit e gjysmë, Leotrim Musliu me 3 vjet e gjysmë dhe Besart Peci me 2,500 euro. Gjykata ka thënë se disa nga të dënuarit kanë pasur lidhje me Lavdrim Muhaxherin, ish-udhëheqësin e shqiptarëve në grupin e ashtuquajtur Shteti Islamik dhe se nga ai kanë marrë udhëzime për të sulmuar lojtarët dhe tifozët e Izraelit.

Familjarët dhe Policia e Kosovës kanë thënë se Muhaxheri është vrarë në vitin 2017 nga një sulm ajror. Kombëtarja e Izraelit dhe ajo e Shqipërisë kanë pasur në orar ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror në Futboll “Rusia 2018”, e cila është zhvilluar në qytetin e Shkodrës.

Policia fillimisht ka arrestuar 19 persona, por vetëm ndaj nëntë prej tyre është ngritur aktakuzë. Të pandehurit është thënë se planifikonin të përdornin eksplozivë dhe armë të tipit kallashnikov.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit