Nëse në Maqedoni në media do të publikoheshin karikaturat e profetit të muslimanëve, Muhamedit a.s, atëherë ajo do të dënohej sipas ligjit për nxitje të urrejtjes fetare, shkruan e përditshmja Dnevnik. Sipas kësaj gazete, kushtetuta e Maqedonisë ka paraparë dënim me burg prej 1 deri në 5 vite për ata persona që nxisin urrejtje fetare siç është popullata jonë, ku gjysma e banorëve të shtetit janë besimtarë musliman dhe do të provokoheshin rëndë. Kushtetuta është decide kur thotë se çdokush do të dënohet nëse nxit në çfarëdo forme urrejtje fetare dhe etnike.