8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Si duhet të ushqehet lehona në dimër

Më të lexuarat

Gratë lehona që kanë lindur fëmijët e tyre në dimër janë tepër delikate. Gjatë kësaj periudhe vihet re një shtim oreksi tek to. Por, cilat janë ushqimet e përshtatme për shëndetin e gruas lehonë dhe për shëndetin e foshnjës, që ushqehet me qumësht gjiri. Pas lindjes së bebes, vakti i parë duhet të ketë lëngje, me qëllim që të treten më lehtësisht. Në ditën e dytë, mund të konsumoni disa ushqime të lehta. Llapa orizi, supë me makarona etj., janë shumë të përshtatshme në javën e parë pas lindjes së foshnjës. Nuk është e përshtatshme që të konsumohen ushqime me tepër yndyrë dhe mish, si mish qengji, etj. Pas 1 jave, stomaku i nënave të reja i rikthehet normalitetit. Ato mund të konsumojnë hap pas hapi peshk, mish etj, por jo ta teprojnë. Brenda muajit të parë pas lindjes, lehona duhet të konsumojnë 5-6 vakte të vogla në ditë. Pra duhet të hanë shpesh nga pak. Ushqimi i gruas lehonë duhet të jetë i larmishëm, ku të mos mungojnë perimet, mishi, frutat dhe drithërat e ndryshme, për të plotësuar kërkesat e trupit për vitamina dhe minerale. Në dimër, lehona duhet të konsumojë më shumë nga ushqimet e mëposhtme: 1.Ushqimet që furnizojnë energjinë dhe gjakun, si mish pule, mish viçi, kërpudha të zeza, papaja etj. Ushqimet për lehonën në dimër duhet të furnizojnë më shumë energji organizmin e saj. Konsumi i ushqimeve me energji nxit qarkullimin e gjakut, shmang dëmtimin e muskujve dhe të kockave. Në dimër, lehona duhet të shmangnë ushqimet e ftohta dhe pijet e ftohta. 2. Furnizimi me shumë vitamina Lehona duhet të konsumojë më shumë ushqime që kanë vitamina A, B3, B2 dhe E. Vitamina A shërben për nxitjen e metabolizimit të trupit dhe forcon aftësinë e rezistencës kundër të ftohtit. Vitamina B2 është tepër e nevojshme për balancimin e sasisë së oksigjenit të harxhuar. Vitamina E zgjeron enët e gjakut dhe nxit qarkullimin e gjakut tek të gjitha gjymtyrët. Për shembull, kikirikët, susami etj., janë të pasura me vitaminë E dhe elemente të tjerë ushqyes, duke ndihmuar në përthithjen e vitaminës B dhe forcimin e nervave dhe trurit si dhe mbrojnë nga i ftohti. 3. Ushqimet si arra, gështenja, karota etj. Karotat rrisin fuqinë fizike dhe forcojnë imunitetin, aktivizojnë funksionet e organeve të brendshme dhe qarkullimin e gjakut. Arrat kanë acidin yndyror omega-3 dhe vitaminën E. Ato mund të forcojnë aktivitetin e qelizës, ruajnë shëndetin e zemrës dhe të trurit dhe shtojnë oreksin. Gështenja nxitë funksionet e stomakut e shpretkës dhe nxit qarkullimin e gjakut. 4. Konsumi i ushqimeve të pasura me hekur Tek gratë lehona ka një mungesë të mineralit të hekurit pas lindjes së bebes. Mungesa e hekurit shkakton oksidimin e paplotë të ushqimeve dhe sjell këputje dhe lodhje. Prandaj, lehonat në dimër duhet të konsumojnë më shumë mish, peshk, mëlçi, të verdhë veze, fasule, spinaq, selino etj. Përveç kësaj, mund të konsumojnë më shumë perime dhe frutat e freskëta që kanë vitaminë C , për të nxitur thithjen e hekurit nga trupi. Një fjali e urtë kineze thotë se “nëna para lindjes është si zjarri, pas lindjes është si akulli.” Prandaj, furnizimi i energjisë trupit të nënës është shumë i rëndësishëm. Kjo është për të garantuar një periudhë të shëndetshme lehonie. 5. Konsumi i më shumë ushqimeve që sjellin ngrohtësinë stomakut në dimër, si peshk, mish qengji, karkaleca deti etj. Duhet t’i gatuani gjellë me vlera të larta ushqyese. Në vijim ju sugjerojmë disa ushqime të preferuara për lehonën në dimër dhe mënyrën e gatimit: 1. Peshku krap Supa me peshk krap është një ushqim tepër i shëndetshëm për gruan lehonë, pasi kjo supë shton sekretimin e qumështit. Peshku krap duhet të gatuhet në zjarr të avashtë. Gruaja lehonë duhet ta konsumojë këtë supë në fillim të fazës së saj. 2. Pulë fshati Sipas mjekësisë kineze, konsumi i pulave të fshatit frenon urinimin e shpeshtë, diarrenë etj. Lehona në fazën e saj është e dobët dhe pa fuqi. Prandaj, supa me pulë fshati është shumë e përshtatshme për të. 3. Vezë Sipas opinioneve tradicionale, lehona duhet të konsumojë 2 ose 3 vezë çdo ditë për të plotësuar kërkesat e trupit. Veza përmban aminoacide, proteina dhe minerale. Vezët mund të gatohen me metoda të ndryshme, si të ziera, të skuqura në avull si dhe të gatuara me ushqime të tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit