-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

I akuzuari i tretë ka qenë në shkollë, policia e akuzon se ka marrë pjesë në sulm

Më të lexuarat

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, e cila u mbështet në burimet e saj, më i i riu nga të tre sulmuesit e dyshuar iu dorëzua policisë franceze. Ky është një 18-vjeçar Hamydu Mourad. I njëjti lajm është publikuar edhe në ABC News, e cila iu referua policisë franceze.
I dyshuari i ri u dorëzua në stacionin e policisë në Charleville-Mézières. Ai u tha policëve që emri i tij është vënë re në rrjetet sociale, dhe se në kohën kur ka ndodhur sulmi ai ishte në shkollë, dhe nuk ishte fare në Paris dhe se gabimisht është identifikuar ai.
Deklaratën e tij e konfirmojnë shumë francezëve, dhe shokë të shkollës e tij, të cilët edhe përmes Twitter e dëshmuan të njejtën. Megjithatë, policia franceze vazhdon ende ta mban si të akuzuar.

Ja disa prej mesazheve të shokëve të tij.
Griselda Blanco: “Kjo është e tmerrshme djema, ai ishte në klasë të gjithë paraditen dhe të kështu vijnë e ta akuzojnë një të pafajshëm… zgjidhni rrugën nga zemra. “
Lazy Gurl: “Nesër unë do të bëj një demonstratë të madhe jashtë shkollës”
Uphorie: “Mourad ishte në shkollë, në kohën kur mediat flisnin, të flasin mediat edhe për mua”
IKONChaegasus: “Djali i varfër ishte gjithë ditën në shkolli, dhe në mbrëmje është akuzuar për vrasje”
Overthinking ✒️✏️SarahCmt_: “Ajo që ndodhi sot në Charlie HEBDO është turp, por unë mendoj për se edhe për Mourad, është një turp që ky i pafajshëm akuzohet pa prova.”
crewbabydroma vicomte: “Ju lutem, ky ishte gjatë gjithë paradites në klasë me mua “
FiertéAlgérienne @ Meliinda69: “Por ja ata gjetën të pafajshëm që do të pranojë të gjithë. E bukur është Franca “
Waty BledardSofZiane: “Këtë duhet ta paguajnë këto bijtë e kurvave nga mediat. Kjo mund të ndodhë për ndonjërin prej nesh “
crew_neednobody vicomte: “Unë gjatë gjithë ditës isha me shokun tim dhe në mbrëmje ai ishte i akuzuar për vrasje!”

Screenshot_18

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit