3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Daçiq: Mund të ketë një “Dayton 2” për Kosovën

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se një zgjidhje për “nyjën e Kosovës” mund të vijë në një konferencë ndërkombëtare.

“Parakushti për një gjë të tillë është se qëndrimet e të dy palëve po afrohen”, citohet të ketë thënë Daçiq për mediat serbe, duke shtuar se megjithatë pozicionet aktuale të të dy palëve janë larg.

Sipas mediave serbe, duke iu referuar ministrit, zgjidhja mund të quhet “Dayton 2”, një zgjidhje sipas modelit të demarkacimit në një konferencë të madhe ndërkombëtare që do të mbahet para majit 2019, kur skadon mandati i Komisionit Europian.

Kreu i diplomacisë serbe thekson se demarkacioni me shqiptarët është çështja e vetme e kufijve që do të ishin në agjendë në një konferencë të tillë./tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit