-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Egjipt – Vriten 2 policë para kishës Minya

Më të lexuarat

Dy policë egjiptianë u vranë mëngjesin e të martës në një sulm me armë zjarri para një kishe në kryeqendrën e krahinës Minya.

“Sulmuesit e maskuar hapën zjarr mbi dy policët të cilët bënin roje para kishës së Bariut të Mirë në kryeqendrën e krahinës Minya, vdekja e tyre ishte e menjëhershme,” tha për mediat burimi në kushte anonimiteti. “Sulmuesit u larguan nga vendngjarja menjëherë pas të shtënave, ndërsa kanë nisur kërkimet për ta nga ana e agjencive të sigurisë,” shtoi ai.
Sulmi ndodhi disa orë më vonë pasi një pastor i mbijetoi një sulmi me armë zjarri në makinën e tij në të njëjtën krahinë mbrëmjen e të hënës. Sipas burimeve të sigurisë, militantët e paidentifikuar i kishin zënë rrugën pastorit Gerges Zekiriain dhe Mallawi dhe hapën zjarr mbi makinën e tij. Megjithatë, nuk është raportuar për të plagosur.
Të krishterët koptë të Egjiptit, sipas vlerësimeve jozyrtare përbëjnë mes 8-10 për qind të popullsisë së përgjithshme të Egjiptit 90 milionë banorësh. Të krishterët koptë të Egjiptit festojnë Krishtlindjet më 7 janar, zakonisht me masa të forta të sigurisë.
Prifti koptik Tawadros mbështeti grushtin e shtetit nga ushtria më 3 korrik dhe përmbysjen e Muhamed Mursit, presidenti i parë islamik i vendit i zgjedhur me vota të lira./trt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit