1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kliçko: Putini dëshiron të ndërtojë BRSS të re

Më të lexuarat

Prefekti i Kievit dhe kampion i shumëfishtë i botës në boks Vitalij Kliçko e akuzoi presidentin rus Vlladimir Putin se dëshiron të ndërtojë Bashkim Sovjetik të ri.
klicko-Putini është i sëmurë. Ai me taktikën e tij e arriti atë që mendoja se asnjëherë nuk është e mundur, ndërsa ajo është që dikush mund t’i grind dy popujt vëllazëror. E di se për çka flasë, për shkak se nëna ime është ruse. Putini dëshiron që të ndërtojë Bashkim Sovjetik të ri dhe për këtë perandori u nevojitet Ukraina, theksoi ai në intervistë për vjenasen “Prese”.

Ai theksoi se ka qëllim të njejtë si edhe presidenti i Ukrainës petro poroshenko, ndërsa ai është që vendi të jetë shtet evropian me standard evropian të jetesës dhe vlerave.

Sa i përket funksionin të tij, kliçko theksoi se dëshiron që nga kievi të bëjë qytet i cili zhvillohet, duke shtuar se qyteti ka potencial.

-Puna e prefektit është shumë më e vështirë se puna e kampionit të botës në boks. Lufta kundër korrupsionit, kundër sistemit të vjetër dhe për reformat po zhvillohet shumë më shumë se 12 raunde. Ringu im tani është më ndryshe, ndërsa kundërshtarët shumë më të fuqishëm. Megjithatë, mbeta i njejtë dhe motoja ime edhe mëtej është ‘pa luftë nuk ka fitore’, theksoi Kliçko.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit