15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Mbështetësit e lëvizjes PEGIDA sulmojnë disa të rinj emigrantë në Dresden të Gjermanisë

Më të lexuarat

Mbështetësit e lëvizjes “Evropianët patriotikë kundër Islamit të evropianëve ” (PEGIDA) të cilët janë kundër Islamit dhe të huajve pretendohet se kanë sulmuar disa të rinj emigrantë në Dresden të Gjermanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimeve në gazetën Tageszeitung (taz) pas protestave të organizuara nga PEGIDA më 22 dhjetor një grup protestuesish afërsisht prej 50 veta me fytyrë të mbuluara dhe me shallin e klubit të futbollit Dynamo Dresden kanë vajtur në një qendër tregtare dhe kanë sulmuar emigrantët që ndodheshin aty.

Mësohet se agresorët me shkopinj, mjete prerëse dhe mjete të tjera në duar kanë sulmuar dhe ofenduar emigrantët dhe kanë brohoritur me sloganet “Ne jemi Populli”. Në lajm gjithashtu theksohet se të rinjtë emigrantë janë munduar të largohen nga shkallët elektrike, ndërsa disa të tjerë janë mbyllur nëpër tualete.

Gjithashtu bëhet e ditur se 15 vjeçarja Wadha e cila vuan nga azma pasi nuk arriti të largohet është rrëzuar në tokë, ku gjatë këtyre momenteve agresorët e kanë goditur në trup dhe në kokë vajzën. Vajza ka marrë mjekim në spital, ndërsa disa të rinj të tjerë janë lënduar lehtë. Gjithashtu pas ngjarjes mësohet se edhe një 24 vjeçar i cili merrte pjesë në sulmin e PEGIDA është plagosur me thikë në këmbë.

– Qytetarët e pranishëm në ngjarje duartrokitën-

Danilo Starosta përfaqësuesja e zyrës së Kulturës “Saksonja”, tha se gjatë sulmit kundër emigrantëve qytetarët e pranishëm në qendrën tregtare kanë duartrokitur. Starosta e cila shprehet se “qytetarët normalë” kanë duartrokitur të rinjtë para qendrës tregtare tha se: “Kjo ngjarje me rikujton mua tmerret e vitit 1990”. Starosta deklaron se vajza 24 vjeçare së bashku me nënën e saj ka vajtur në polici për të denoncuar ngjarjen, por policia nuk e ka besuar atë duke pretenduar se ajo ka plagosur veten e saj.

Starosta e cila shprehet se Wadha vajti në qendrën tregtare për tu takuar me afërsisht 30 të rinj të moshës 15-20 vjeçare shtoi se: “Qendra tregtare është pika e takimit të emigrantëve”. Ajo shton më tej se familjarët nuk i lejojnë fëmijët të dalin të vetëm për arsye se kanë frikë, ndaj dhe janë ankuar ndaj agresorëve nëpërmjet zyrës kulturore. Ndërsa policia e Dresdenit nuk ka bërë deklaratë në lidhje me këtë çështje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit