-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kadyrov: familjarët e luftëtarëve do t’i përzë nga vendi dhe shtëpitë do t’ua shkatërrojë

Më të lexuarat

Udhëheqsi pro-rusë i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, thotë se po e zbaton një taktikë të re të luftës kundër kryengritësve islamik.

Sipas një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të qeverisë së rajonit rus, komandantët e forcave të armatosura, personalisht do të angazhohen për gjetjen e “të dyshuarve për terrorizëm”, persona të cilët janë të kërkuar.
“Kjo është një metodë efektive. Kjo do të prodhoj rezultate të mira. Ne do ta pastrojmë Çeçeninë nga banditët”, ka thënë Kadyrov.

Kadyrov, fjalën “banditë” e përdorë për t’iu referuar luftëtarëve të dyshuar për kryengritje islamike.

Kadyrov së fundi zotuar se familjarët e “të dyshuarve për terrorziëm” do t’i përzë nga vendi i tij dhe se shtëpitë e tyre do t’i shkatërrojë./rel/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit