11.1 C
Pristina
E martë, 11 Maj, 2021

Zemra pas bombës!

Më të lexuarat

Suedezët kanë shprehur solidaritetin e tyre duke organizuar disa manifestime pas sulmeve ne Xhaminë e Upssal.
Në qytetin Upssal, ku vandalët te enjten kane shkruar shkrime kundër fesë Islame ne muret e Xhamisë, shumë qytetarë kane vendosur zemrat e kuqe te letrës, mesazhe këto për përkrahjen para namazit të Xhumasë (Premtes).
Të Enjten policia ka deklaruar se si janë hedhur Molotov koktelat në Xhaminë e Upssal-it, por duke mos shkaktuar zjarr.
Pesë persona janë të lënduar më 25 Dhjetor kur bomba e ndezur është e hedhur prej xhamit të Xhamisë në qytetin Eskilstuna.
Sot në këtë organizim janë bashkangjitur dhe tre qytetet e mëdha – Stockholm, Goteborg dhe Malmo nën moton “Mos e prek Xhaminë time”, që ka për qëllim të dënoj sulmet.

Kryeministri ka dënuar sulmet

Kryeministri i Suedisë,social-demokrati Stefan Lofven, shprehet në dënimin e sulmeve të fundit:“Në Suedi askush nuk duhet të frikësohet që ta shpreh fenë e tij“, ka thënë ai për agjensionin e lajmeve TT, duke shtuar se si qeveria do te jep lejen për siguracionin e tre objekteve fetare.

Shef i policisë Mats Lofving ka thënë për radion shtetërore Suedeze se policia suedeze ka marrë tre vendime të rëndësishme pas sulmit të xhamisë :”do të forcon patrullat rreth Xhamisë , ka shtuar dialogun e bashkëpunimit me bashkësinë Muslimane dhe si prioritet kanë lënë hetimet për sulmet ndaj Xhamisë me Agjensionin Suedez për Hetime.”

Raportohet prej magazinës antiraciste Expo , se deri në fund të vitit janë të paraqitura numër i madh i sulmeve ndaj Xhamive ne Suedi, ku shumë prej tyre kanë mbetur edhe pa u reportuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit