5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit amerikan miraton autorizime të reja për të luftuar ISIL

Më të lexuarat

AA
Senati amerikan

Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka miratuar autorizime të reja në luftën kundër organizatës terroriste ISIL në Siri dhe Irak, raporton Anadolu Agency (AA).

Miratimin për përdorimin e forcës ushtarake e kanë votuar Demokratët me dhjetë vota “pro”, ndërkohë që Republikanët votuan me tetë vota “kundër”. Kryesuesi i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë, Robert Mendez, tha se autorizime të reja kufizojnë operacionet ushtarake në tre vjet, kështu që administrata e ka për detyrë që çdo dy muaj të paraqesë një raport përmes të cilit Kongresin do ta informojë lidhur me operacionet ushtarake në luftën kundër ISIL.

Kjo nënkupton dhe se nuk lejohet që ushtarët amerikanë të marrin pjesë në luftë, përveç në raste të veçanta kur është fjala për aktivitetet e inteligjencës apo shpëtimin dhe mbrojtën e personelit të SHBA-së.

Republikanët e kanë kundërshtuar afatin trevjeçar si dhe mundësinë e dërgimit të forcave tokësore. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, të martën kërkoi nga Kongresi amerikan autorizime të gjëra në luftën kundër organizatës terroriste ISIL, duke përfshirë veprimin e forcave tokësore pa kufizim territorial.

Kerry kërkoi nga kongresmenët që në bashkëpunim me administratën të bien dakord që të sigurohet mbështetja shtesë për operacionet ushtarake që janë duke u implementuar në luftën kundër ISIL. SHBA udhëheqë koalicionin ndërkombëtar i cili ka kryer mbi 1.200 sulme ajrore ndaj forcave të ISIL-it të cilët nën kontroll territore të madha të Irakut dhe Sirisë. Për më tepër: 

Video demonstruese

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/hiJsHi7d6pg” frameborder=”0″ allowfullscreen]

Youtube

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit