18 C
Pristina
E martë, 11 Maj, 2021

Davutoglu: Partneritetin Turko-Italian do ta bëjmë model edhe në ekonominë botërore

Më të lexuarat

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, duke theksuar se bashkëpunimi mes Turqisë dhe Italisë mund të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme dhe të rëndësishme tregtinë Euroaziatike dhe atë mesdhetare ka deklaruar se partneriteti midis dy vendeve , si në kontekstin e marrëdhënieve dypalëshe ashtu edhe në kontekstin e të ardhmes së ekonomisë globale mund të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Davutoglu, së bashku me Kryeministrin italian Matteo Renzi mori pjesë në Forumin e Biznesit Turqi-Itali i cili u zhvillua në Stamboll. Davutoglu i cili ka theksuar se tradita e rrënjosur e miqësisë politike të Turqisë me Italinë është bashkuar me traditën e tregtisë ka shpjeguar se Italia është një qendër e rëndësishme e kulturës dhe tregtisë mesdhetare, dhe gjithashtu edhe Stambolli formon lidhjen e fundit se Rrugës së Mëndafshit që kalon në të gjithë Euroazinë.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ndër të tjera ka theksuar se: “Faktikisht bashkëpunimi i sotshëm mes Turqisë dhe Italisë është një bashkëpunim efikas i cili do të ndikojë në një masë të rëndësishme dhe të konsiderueshme në tregtinë Euroaziatike dhe atë Mesdhetare. Ne sot nuk jemi takuar vetëm si Kryeministra të Turqisë dhe të Italisë, por në të njëjtën kohë jemi takuar edhe në formën e një takimi të presidencës G-20 dhe Bashkimit Evropian”.

Kryeministri Davutoglu, duke deklaruar se në dimensionin ekonomik të këtyre marrëdhënieve përfshihen fusha të gjera të bashkëpunimit vazhdoi më tej: “Italia është partneri i katërt i madh i tregtisë së jashtme të përgjithshëm të Turqisë. Në importe i pesti. Në Turqi, kompanitë italiane kanë investime shumë serioze, investime që kalojnë 4.3 miliard dollarë, 4.5 miliard dollarë. Ne jemi të angazhuar për të ecur përkrah njëri-tjetrit për më shumë bashkëpunim. Në diskutimet tona në këtë kontekst për kapacitetin tonë të tregtisë së jashtme i cili ka qenë 19.5 miljard dollarë dhe në 5 vitet e fundit ka arritur në 95 miljard dollarë ne kemi shprehur një vendosmëri të përbashkët për të arritur në një nivel më të lartë”.

Davutoglu ka pohuar se në këtë takim të zhvilluar sot në kuadër të këtij konteksti janë shqyrtuar problemet e mundshme të forumit të biznesit dhe gjithashtu janë diskutuar perspektivat të cilat do të zhvillohen më tej mbi bazën e marrëdhënieve të ndërsjella. “Angazhimi ynë si politikanë është që të sigurojmë në radhë të parë stabilitetin politik, në radhë të dytë vizion politik dhe në radhë të tretë për të kapërcyer tre pengesat burokratike. Turqia dhe Italia janë të vendosur për të hequr çdo pengesë para biznesmenëve Turq dhe Italianë”.

“Roma dhe Stambolli, dy qendra të rëndësishme”

Davutoglu duke theksuar se ekonomia e Turqisë e cila pavarësisht krizës globale ka vazhduar të rritet dhe sipas vlerësimeve nga OECD i cili ka vlerësuar se Turqia është vendi që do të sigurojë zhvillimin më të madh në mesin e vendeve të OECD tha se: “Struktura dinamike e tregut të Turqisë, qasja ligjore dhe demokratike, ofron një mundësi të rëndësishme për të gjithë investitorët e huaj”.

Davutoglu i bën thirrje kompanive Italiane që të investojnë më shumë në Turqi: “Kompanitë Turke dhe Italiane mund të realizojnë projekte të përbashkëta në vendet e treta veçanërisht në Afrikë dhe në kuadër të projekteve të përbashkëta marrëdhëniet Turqi – Itali mund të pasqyrohen edhe në rajonet e tjera”.

Kryeministri Ahmet Davutoglu, duke treguar për Romën dhe Stambollin se janë qendra të rëndësishme, tha: “Stambolli në kohët e fundit është një nga qendrat më të rëndësishme të transportit në botë. Kompania ajrore Turkish Airlines ka 261 fluturime në 105 vende, është kompania ajrore më e madhe në botë që ka fluturime në shumë vende. Së shpejti Stambolli do të ketë një aeroport të tretë i cili do të jetë më i madhi në botë me një kapacitet prej 150 milionë persona në vit dhe me këtë do të jetë një qendër tranziti shumë e rëndësishme”.

Presidenca e Turqisë në G-20

Davutoglu gjithashtu ka cituar se me Kryeministrin italian Matteo Renzi kanë diskutuar projektin për krijimin e një universiteti Turko – Italian. Davutoglu i cili ka falënderuar Renzin për mbështetjen që i ka dhënë Turqisë në rrugëtimin për integrimin në BE ka theksuar se gjatë periudhës së presidencës së Turqisë në G-20, Italia do të jetë një prej vendeve më të afërt që Turqia do të konsultohet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit