3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Beshar Esad: Banorët e Idlibit dhe Beretat e Bardha do të vdesin, nëse nuk dorëzohen

Më të lexuarat

Lideri i regjimit në Siri, Beshar Esad kërcënoi me vdekje banorët e Idlibit dhe punonjësit e Mbrojtjes Civile (Beretat e Bardha).

 

Lideri i regjimit në Siri, Beshar Esad kërcënoi me vdekje banorët e Idlibit dhe punonjësit e Mbrojtjes Civile (Beretat e Bardha).

Në reportazhin e dhënë dje për agjencinë ruse të lajmeve TASS, Esad tha: “Banorët e Idlibit ose do të dorëzohen, ose do të vdesin”.

Në reportazh ai bëri të ditur se Idlibi është një ndër çështjet parësore të tij dhe i cilësoi punëtorët e Mbrojtjes Civile dhe Ushtrinë e Lirë Siriane si “terroristë”.

Esadi kërcënoi se “do ti japë fund (vrasë)” personelit të Mbrojtjes Civile nëse nuk pranojnë marrëveshjen me regjimin dhe bëri të ditur se tani objektivi i tyre është Idlibi.

Esad, duke iu referuar qindra mijëra civilëve të strehuar në Idlib, pasi janë arratisur nga sulmet e regjimit në pika të ndryshme të vendit, u shpreh me fjalët: “Ne do të bëjmë atë që nevojitet kudo që të jenë terroristët” duke kërcënuar kështu rreth 3 milionë civilë.

Idlibi, i cili gjendet në veriperëndim të Sirisë dhe në kufirin me Turqinë, në mbledhjen e zhvilluar në Astana më 4-5 maj 2017-të, ishte shpallur “zonë e çtensionuar”.

Por regjimi i Esadit herë pas here ndërmerr sulme në këtë qytet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit