Në Suedi, krimet e kryera nga anëtarë të familjes apo partnerë të afërt në raport me krimet e përgjithshme janë 40%. Ky raport është 34% në Finlandë dhe 30% në Holandë…
Turqia ka rezultuar një prej vendeve me numrin më të ulët të grave viktima të dhunës në familje.
Edhe pse Fondacioni i Strehimit të Gruas “Mor Çatı” dhe disa OJQ të ngjashme me këtë, të cilat financohen nga Bashkimi Evropian, nxjerrin një tablo që demonizon burrin në familje, shifrat reale tregojnë se Turqia është ndër vendet me më pak raste të tilla.
Sipas raportit të titulluar “Dhuna ndaj Gruas në Turqi dhe Botë”, hartuar e publikuar nga Qendra e Kërkimeve Sociale, Ekonomike dhe Kulturore (SEKAM) në bashkëpunim me Shoqatën e Akademisë Familjare, 53% e grave viktima të krimeve në shkallë botërore vriten nga persona joanëtarë të familjes.
Raporti thekson se 49 mijë e 500 krime, nga gjithsej 93 mijë të tilla që kanë përfunduar me vdekjen e grave në vitin 2012, janë kryer nga persona joanëtarë të familjes ose në marrëdhënie jo të ngushta; ndërkohë që numri i krimeve të kryera nga pjesëtarë të familjes apo partnerë të afërt ka qenë 43 mijë e 500.
Gjithnjë sipas raportit në fjalë, numri i krimeve me pasojë vdekjen dhe me autorë burra të familjes ka qenë rreth 20 mijë.
Statistikat tërheqin vëmendjen se 1/3 e krimeve në vendet evropiane kryhen brenda familjes.
Në Suedi, krimet e kryera nga anëtarë të familjes apo partnerë të afërt në raport me krimet e përgjithshme janë 40%. Ky raport është 34% në Finlandë dhe 30% në Holandë.
Kurse në Turqi, krimet e kryera nga anëtarë të familjes apo partnerë të afërt në raport me krimet e përgjithshme janë 27,9%.
Në kontrast me perceptimin e krijuar nga Perëndimi, shkalla e krimeve në familje është 27% në Indi, 11% në Kosta-Rikë dhe vetëm 5% në Xhamajkë.