0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Shqipëria, presidente e Këshillit të Evropës, nga sot

Më të lexuarat

Shqipëria merr sot presidencën e Këshillit të Europës, për ta kryesuar për 6 muaj këtë organizatë. Vendi ynë është prej 17 vjetësh anëtare e Këshillit të Europës, ku janë anëtare dhe Serbia e Rusia. Tashmë në Strasburg në hollin ku ka selinë Këshilli i Europës, është vendosur flamuri shqiptar, ndërsa në hyrje të rrugës për në këtë seli një baner i madh shkruan: “Shqipëria, presidente e KiE”. Ministria e Punëve të Jashtme në bashkërendim dhe me ministritë e tjera, ka përpiluar prioritetet e presidencës shqiptare që do të udhëhiqen nga motoja: “Të bashkuar në diversitet”.

Gjithçka do nisë me ceremoninë e marrjes së presidencës, më 23 maj, një ceremoni që përveç anës simbolike të dorëzimit të çelësit të presidencës, do të përfshijë dhe një panair me dokumentet kryesore historike të vendit tonë por edhe me produktet ushqimore shqiptare. Më tej, për ti dhënë rëndësinë presidencës tonë, në 24 maj, vjen për vizitë në Shqipëri sekretari i përgjithshëm i KiE, Thobjorn Jagland, dhe gjithçka do kurorëzohet me një koncert festiv në Ministrinë e Jashtme.
Ky është një moment historik për Shqiptarët dhe përkon me vitin jubile, të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit tonë. Këshilli i Europës u themelua më 5 maj 1949 nga vetëm 10 shtete dhe tashmë mbulon gjithë kontinentin europian. Shqipëria u bë pjesë e kësaj organizate pak vite pas daljes nga izolimi komunist, saktësisht më 13 korrik 1995. Këshilli i Europës na shoqëroi dhe asistoi në rrugën e vështirë të tranzicionit nga diktatura në demokraci dhe shumica e arritjeve tona në demokraci janë kontribut i kësaj organizate./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit