Inflacioni është një rritje ngulmuese e çmimit të të mirave dhe shërbimeve, shkaktuar nga disniveli i krijuar nga një sasi e vogël e të mirave materiale në treg dhe e një sasie të madhe të parasë në qarkullim. Inflacioni mund të shkaktohet nga rritja e sasisë së parasë në qarkullim ose nga kërkesa si pasojë e shpenzimeve të qeverisë ose shtypjes së parasë së re. Gjithashtu ajo mund të vijë edhe si pasojë e uljes së ofertës së të mirave materiale.
Norma e Inflasionit
Me inflacioni do të kuptojmë ngritjen e vazhdueshme te nivelit te përgjithshëm te çmimeve.
Llojet e inflacionit
Në përgjithësi në teoritë ekonomike inflacioni klasifikohet në tre kategori:
Inflacioni i moderuar
Inflacioni i moderuar(permbajtur)-kjo shkall e inflacionit eshte e ulet ku zakonisht norma e saj sillet prej 1-10%. Cmimet e produkteve jane relativisht stabile dhe njerezit nuk fiksohen nga zhvleresimi i paras vendore
Hiperinflacioni
Hiperinflacioni eshte nje virus vdekjeprures per ekonomin e nje vendi dhe ndodh ateherkur niveli i cmimeve ngritet shume shpesh gati per cdo muaj.
Inflacioni galopant
Inflacioni galopant eshte ai lloj i inflacionit ku behet ngritja e nivelit te cmimeve me nje norm 2 apo 3 shifrore (p.sh. 10%-999%).Tek ky lloj i inflacionit besimi tek para bie dhe lekundet prandaj njerezit i grumbullojn ne form te mallerave p.sh. blejn shtepi,ndertesa apo forma te tjera