11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Fuqia

Më të lexuarat

Fuqia (fizikë) derivati kohor i punës ose shpejtësia e konvertimit të energjisë në punë
Fuqia elektrike shpejtësia e konvertimit të energjisë elektrike nga një qark
Fuqia optike tregon sasinë diverguese të lentes
Densiteti spektral i fuqisë një funksion qe tregon energjine qe mbartet ne frekuencat e nje sinjali
Fuqia efektive e rrezatuar mat fuqine rrezatuese te nje radio transmetuesi

1. Aftësia e njeriut ose e qenieve të tjera të gjalla për të vepruar, për të bërë punë ose lëvizje duke tendosur muskujt; mundësia trupore e një njeriu a e një kafshe për të bërë diçka; forcë fizike. Fuqi e madhe. Fuqi trupore (fizike). Fuqia e krahut. Me tërë fuqinë. Kam fuqi. Mbledh fuqitë. Më pritet (më ka lënë) fuqia. Me sa kam fuqi. Bashkimi bën fuqinë. fj. u.
2. Aftësia e njeriut për veprimtari mendore, për të shfaqur vetitë dhe tiparet e tij shpirtërore; forca a thellësia e shfaqjes së një ndjenje etj.; shkalla e kësaj shfaqjeje. Fuqi mendore. Fuqi shpirtërore. Fuqia e mendjes (e vullnetit, e karakterit).
3. Aftësia që ka diçka për të kryer një veprim ose për të vepruar mbi një send; aftësia e diçkaje për punë; shkalla e kësaj aftësie; forcë. Fuqia blerëse. Fuqia shprehëse. Fuqia tërheqëse e makinës. Fuqia rrotulluese e mekanizmit.
4. shih FORC/Ë,~A 3, 4, 6, 8. Fuqia ekonomike. Fuqi e armatosur. Fuqia tokësore
(detare, ajrore). Fuqia e popullit. Fuqia e fjalës.
5. fiz. Energjia që çlirohet a që harxhohet në një njësi kohe për të bërë një punë ose për të vënë në lëvizje diçka; energjia që ushtrohet mbi një trup, e cila bëhet shkak për të prishur gjendjen e tij të qetësisë ose të lëvizjes. Fuqia elektrike. Fuqi kalorifike. Fuqia e makinës (e motorit). Fuqia e rrymës. Fuqia e ujit.
6. drejt. E drejta a mundësia ligjore, që ka ose që i jepet dikujt për të vepruar a për të bërë diçka, pushtet. Fuqi të pakufizuara (të plota). Fuqi juridike. Ka fuqi.
Hipi (e solli) në fuqi.
7. Të qenët i vlefshëm, të qenët në veprim (për një ligj, për një urdhëresë etj.). Fuqi ligjore. Mbetet (është) në fuqi. Hyn në fuqi. Bie nga fuqia shfuqizohet.
8. Njerëzit, qeniet e tjera të gjalla dhe mjetet që përdoren për të kryer një veprimtari të caktuar ose për të bërë shndërrime të mëdha; çdo gjë lëndore që bëhet burim për lëvizje dhe për ndryshime; forcë. Fuqitë e natyrës. Fuqia punëtore tërësia e punëtorëve. Fuqia motorike makineria bujqësore. Fuqia tërheqëse kafshët që përdoren për punimin e tokës.
9. Shtet, vend që ka forca të mëdha ekonomike e ushtarake dhe ndikim të gjerë në jetën politike ndërkombëtare. Fuqitë e mëdha. Fuqitë ndërluftuese. Fuqitë imperialiste.
10. mat. Prodhimi që del nga shumëzimi i një numri bazë me veten e tij aq herë sa është treguesi i tij. Fuqi e dytë (katrore). Fuqi e tretë (kubike). Fuqia e një numri
(e një thyese). Treguesi i fuqisë. Baza e fuqisë. Ekuacion i fuqisë së parë (së dytë).
Ngre në fuqi.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit