-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kreditë shiten shtrenjtë në Kosovë

Më të lexuarat

Kreditë vazhdojnë të jenë malli më i shtrenjtë në Kosovë. Sipas ekspertëve për çështje ekonomike, normat e interesit për kredi nuk kanë arritur të ulen, pavarësisht faktit se në tregun financiar ka hyrje të reja të bankave komerciale, raporton REL.

Muhamet Sadiku, profesor në Kolegjin “Riinvest”, konsideron se normat e interesit për kredi janë dyfish më të larta se në tregjet financiare të zhvilluara dhe dukshëm më të larta se në vendet rajonale.

“Në një situatë të tillë kur mungojnë edhe instrumentet tjetra financiare, alternativë për të gjitha bizneset dhe popullatën mbetet që të shërbehen me kredi të shtrenjta. Dhe, në këtë situatë, bankat komerciale janë akomoduar mirë, sepse mungesa e këtyre instrumenteve të reja ka bërë që kredia në Kosovë të jetë malli më i shtrenjtë”, thotë Sadiku.

Kamatat e kredive në Kosovë sillen nga 9 deri në 24 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredisë. Kreditë më të shtrenjta mbesin ato për biznese dhe bujqësi.

Eksperti tjetër i ekonomisë, Ismail Kastrati, thotë se tashmë dihet se kamatat për kredi janë të shtrenjta dhe arsye mbetet kthimi i pasigurt i kolateralit dhe shkalla e lartë e rrezikut.

“Dihet publikisht se në Kosovë kamatat janë më të lartat në rajon, përkundër që norma pasive është më e ulët dhe kreditë e këqija janë me përqindje relativisht më të ulëta se në rajon. Arsye e vetme që bankat janë të shtrenjta, janë kthimi i pasigurt i kolateralit dhe shkalla e lartë të rrezikut”, shprehet Kastrati.

Ndryshe, në Kosovë operojnë dhjetë banka komerciale. Aktiviteti i tyre dominohet nga kreditë, afati i maturimit të të cilave mund të jetë deri në 15 vjet, varësisht nga lloji i kredisë.

Nga totali i kredive, afër 70 për qind janë kredi për ndërmarrje. Pjesa më e madhe e këtyre kredive absorbohet nga ndërmarrjet e sektorit të tregtisë, sektori i industrisë dhe ekonomitë familjare./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit