Në lidhje me martirizimin e një numri të madh të palestinezëve gjatë zhvendosjes së ambasadës amerikane nga Izraeli në Jerusalem, Kryeministri Binali Yildirim tha se “Kjo është një masakër e poshtër. Ne e dënojmë fuqimisht këtë akt”.
Në prononcimin e tij të bërë në lidhje me çështjen Kryeministri Yildirim tha: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me Izraelin kremtojnë hapjen e ambasadës amerikane në Jerusalem. Në të njëjtën kohë Izraeli martirizon të rinjtë, civilët e paarmatosur palestinezë, të cilët protestuan kundër këtij akti dhe bënë përpjekje për të ngritur zërin e tyre në botë për të mbrojtur të drejtat, pavarësinë dhe atdheun, pjesa më e madhe e të cilit është e pushtuar. Në këto ngjarje të dhunshme janë plagosur afërsisht 2 mijë palestinezë, kjo është një masakër e poshtër të cilën ne e dënojmë fuqimisht”.
Duke vënë në dukje se kjo paraqet provokim të hapur dhe shpërfillje e shteti të Palestinës, shefi i qeverisë turke vijoi me këto fjalë: “Amerika fatkeqësisht është radhitur pranë udhëheqjes së Izraelit, e cila masakron civilët e pafajshëm dhe është bërë partnere e këtij krimi njerëzor. Turqia edhe njëherë dënon ashpër këtë vendim dhe e shpallë të pavlefshëm”.
Kryeministri Yildirim gjithashtu bëri të ditur se ky provokim do të përkeqësojë edhe më shumë problemet në rajon dhe do ti thellojë edhe më shumë gjurmët në çështjen palestineze.
“Vendosja e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon do të vështirësohet edhe më shumë. Në këtë kontekst Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë vëllezërve të saj palestinezë deri sa Palestina të fitojë lirinë e saj”, bëri të ditur Kryeministri Yildirim.